Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Broshkë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete tip Benz, ku njëri prej tyre ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme ndërkohë që tjetri është goditur nga mbrapa.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./GSH



