Ndërtimi i paligjshëm për studion e tij muzikore ‘merr në qafë’ Boiken Lakon, dënohet me 3 vite burg dhe 500 mijë lekë gjobë

Kantautori i njohur shqiptar, Boiken Lako është dënuar me tre vite burg, të cilat do të konvertohen në shërbim prove. Shkak për këtë janë bërë punimet në një godinë të marrë me qira nga vetë ai, me qëllimin për ta kthyer në një studio muzikore.


Për pasojë, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha e ka dënuar Lakon me tre vite burg dhe një gjobë të majme, ndërsa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm” për qëllime fitimi.

Në fund, me aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe të pezullimit të dënimit, këngëtari është dënuar me 3 vite shërbim prove. Po ashtu, Lako ka marrë edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh (të vjetra) nga IKMT.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme