Aksident me dy të lënduar në Fier! Përplasen dy automjete, njëra prej tyre përfundon në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit Memorialit në Fier.


Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes “dhe një “Toyota.

Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Dy persona kane mbetur të lënduar, dhe janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal Fier, ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme