EMRAT/ Lëvizje në Policinë e Shtetit, Altin Qato largohet nga drejtimi i Policisë Rrugore, ja kush e zëvendëson! Ndryshime edhe në Sektorin e Narkotikëve në Tiranë dhe Drejtorinë e Kufirit në Shkodër

Policia e Shtetit ka bërë këtë disa ndryshime të rëndësishme në strukturat drejtuese, duke prekur pozicione kyçe si Policia Rrugore dhe Drejtoritë e Kufirit.


Sipas burimeve, Altin Qato, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Policisë Rrugore, është emëruar pedagog në Akademinë e Sigurisë. Në vend të tij, Perlat Vatoci, që më herët ka qenë këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është emëruar Drejtor i ri i Policisë Rrugore.

Arbër Zemani, më parë Shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Tiranë, është ngritur në detyrë si Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit në Shkodër.

Ndërsa Adrit Elmazi, i cili drejtonte më parë këtë strukturë në Shkodër, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku do të ushtrojë funksionin e Specialistit në Drejtorinë Strategjike

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme