Aksident në Mallakastër, turistët nga Skocia humbin kontrollin e mjetit tip “Rulot”! Plagosen 2 të rinjtë (FOTO)

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Poçem të Mallakastrës. Dy turistë nga Skocia, të cilët ishin duke udhëtuar me mjetin tip “Rulot” kanë humbur kontrollin e veturës duke dalë nga rruga. Si pasojë, drejtuesi i mjetit me iniciale, D.M., 34 vjeç dhe pasagjerja me iniciale G.T., 26 vjeç kanë mbetur të plagosur. Nisur nga pamjet e sigurua nga Gazeta Shqiptare, duket se “Rulota” ka pësuar dëme të shumta materiale.


Sipas njoftimit të policisë, dy turistët janë shoqëruar drejt spitalit të Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mallakastër/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:00, në Poçem, Mallakastër, shtetasi D. M., 34 vjeç, banues në Skoci, duke drejtuar automjetin tip rulot, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi D. M dhe pasagjerja, shtetasja G. T., 26 vjeçe, banuese në Skoci, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme