Shi dhe erëra të forta! Moti i keq detyron autoritetet të pezullojnë lundrimin në portet kryesore (VENDET)

Kapiteneria e portit të Shëngjinit ka vendosur të enjten të pezullojë lundrimin në det për shkak të kushteve të këqija atmosferike me shi dhe erëra të forta.


Prej mesditës së sotme mjetet lundruese të të gjitha llojeve janë ankoruar në port, ndërsa deri në orët e pasdites shpejtësia e erës ka qenë 20m/s.

Moti i keq ka shkaktuar problematika në disa qytete të ndryshme të vendit.

Ndërkohë, moti i keq ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës, çka ka sjellë pezullimin e lundrimit të trageteve të linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë, mjeteve të vogla dhe anijet e peshkimit.

Njoftimi i plotë:

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  datat 30 mars 2022 deri ne datën 01 prill 2022 do të jetë  në  drejtimin JUG-JUGPERENDIM dhe JUG-JUGLINDJE në  forcën  4-5bft 08-10m/s brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7 deri 8bft 25-40m/s me lartësi dallge  nga  2.50  deri  4.50  metra.

1.Janë pezulluar tragetet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë.

2.Janë pezulluar mjetet e vogla lundruese.

3.Janë pezulluar anijet e peshkimit.

4.Përmisimi i situatës meteorologjike  të përkeqësuar në gjiun e Vlorës  dhe  jashtë saj  për mjetet e vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë në datën 01.04.2022 ora 22:00.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme