E hëne 14 Nentor 2016 – Sakte.net /
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, ku një person ka gjetur vdekjen ndërsa një tjetër është plagosur.
Një automjet tip Mercedez Benz me targë AA 9760 X ka dalë nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë dhe ka përfunduar rreth 3 metra jashtë rruge, afër liqenit të Viroit.
Një 30-vjeçar i cili ndodhej në makinë ka humbur jetën, ndërsa identiteti i tij ende nuk mësohet. I plagosur mbeti një person i dytë që ndodhej në makinë.
Identifikimi i tyre është i vështirë për momentin pasi asnjëri prej personave në makinë nuk ka me vete mjet identifikimi, Burime nga policia e Gjirokastrës thanë për Express se edhe gjendja e të plagosurit është e vështirë, dhe nuk reagon duke mos mundur të kemi identitetin e tyre.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa paraprakisht dyshohet të kemi të bëjmë me humbje të kontrollit nga ana e drejtuesit të makinës. /Gazeta Express/