Aktakuzë për terrorizëm kundër Gazmend Halitit

Prizren, 8 nëntor – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Gazmend Halitit.

Sipas njoftimit nga Prokuroria Speciale, aktakuza kundër të pandehuri G.H. është ngritur për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, transmeton Koha.net.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se është vërtetuar se nga muaji gusht 2013 deri në shkurt 2014, i pandehuri G.H., ka marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste ISIS në Siri.

Vlen të theksohet se i njëjti person është shpallur fajtor në rastin “Badovci” dhe gjendet në paraburgim sipas rastit në fjalë.

Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme