“Albanian Files”, Rama kallëzohet penalisht në SPAK, aktivistja Entela Koja: Planet e zhvillimit kanë shkelje të rënda! E paprecedentë, kryeministri firmos lejet e ndërtimit

Është depozituar në SPAK një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me pretendimet për shkelje të legjislacionit në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Arkitektja dhe aktivistja Entela Koja deklaroi se kallëzimi penal është pjesa kryesore e një nisme qytetare, e cila shoqëroi edhe dorëzimin e një kopjeje të librit rozë “Albania Files” me firma nga qytetarët.

Sipas Kojës, kallëzimi nuk përmban vetëm konstatime për shkelje të pretenduara, por kërkon edhe nisjen e ndjekjes penale për dëmet që janë shkaktuar nga planet e zhvillimit.

“Kallëzimi penal është pjesa e rëndësishme e këtij dorëzimi. Kallëzimi shoqëron atë aktin qytetar që u bë të dorëzimit të një kopje me firma nga sheshi. Por ai kërkonte një argumentim të qartë ligjor dhe jo vetëm gjetjet e shkeljeve, por edhe futjen në ndjekje penale për dëmin që kanë shkaktuar planet e tilla. Në të gjitha planet e zhvillimit kemi shkelje të rënda që gjenden jo vetëm në ligjin e planifikimit të territorit, por edhe shumë ligje të tjera. Këto janë të anashkaluar me disa vendime që merren nga KKTU dhe nga kryeministri. Rama firmos lejet e ndërtimit, një rast i paprecedent nga vendet e tjera dhe anashkalimi i planeve rregullues dhe i ligjeve shqiptare”, tha Koja.

The post “Albanian Files”, Rama kallëzohet penalisht në SPAK, aktivistja Entela Koja: Planet e zhvillimit kanë shkelje të rënda! E paprecedentë, kryeministri firmos lejet e ndërtimit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme