Albin ​Kurti këmbëngul/ Lista e Vetëvendosjes me 110 kandidatë në zgjedhje

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se lista e LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë.

Ai për KosovaPress ka thënë se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, duke u shprehur i bindur se do të dalin të parët.

“Lista jonë do të ketë 110 kandidatë dhe ne do të fitojmë. Priten zgjedhjet me shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite”, tha Kurti.

Edhe me vendimin e Gjykatës Supreme, Kurti dhe dy kandidatë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mund të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë rirenditjen e kandidatëve për deputetë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe nisma social demokrate pas vendimit të 29 janarit të gjykatës supreme.

Partitë kishin afat deri pasditen e të shtunës të dorëzonin listat e rishikuara, por nuk e kanë bërë këtë. Zyra për regjistrimin dhe certifikimin e partive në KQZ ka bërë të ditur se kandidatët në lista që nuk janë certifikuar, do të shënjohen në mënyrë që qytetarët të mos ngatërrohen gjatë votimit dhe të zgjedhin kandidatët që nuk janë certifikuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme