Aleanca për Shqiptarët: Sulmi ndaj shtëpisë së Alfabetit, sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe!

Sulmi ndaj Shtëpisë se Alfabetit është sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe, ndaj kulturës, ndaj traditës dhe ndaj identitetit kombëtar shqiptar.
“Sulmi ndaj shtëpisë së alfabetit nuk është sulm i parë ndaj një institucioni kaq të rëndësishëm për një popull të tërë. Ky sulm paraqet mllefin e atyre të cilën në mungesë të fakteve dhe argumenteve, sulmojnë shtëpi me qëllim që të fusin vendin në krizë akoma më të thellë. Aleanca për Shqiptarët apelon deri tek institucionet kompetente që sa më parë të merren masa në mbrojtje të objektit, simbol i gjuhës shqipe si dhe të ndriçojnë të gjitha rastet vandale deri më sot”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.
Sipas tyre, sulmet e këtilla të porositura, në këtë ditë feste për arsimin shqip, kanë vetëm një qëllim, të fshijnë edhe gjurmën e fundit nga Manastiri shqiptar.
“Aleanca për Shqiptarët dënon shumë fuqishëm aktet e këtilla barbare të cilët padyshim se janë të motivuara politikisht nga subjekte politike që një kohë të gjatë po bëjnë fushatë kundër gjuhës shqipe dhe kundër vetë shqiptarëve.
Aleanca për Shqiptarët gjithashtu bën thirrje edhe shtetit Shqiptar që në rrugë diplomatike të reagoj ndaj akteve të këtilla vandale dhe barbare të porositura prej kuzhinave të cilët nuk ia donë të mirën jo vetëm shqiptarëve por edhe vetë këtij shteti”, përfundon reagimi i Aleancës për Shqiptarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme