ALSAT M morri 140 mijë euro nga LSDM, 130 mijë nga BDI, e veç 19 mijë nga VMRO DPMNE

Partitë politike gjatë fushatës zgjedhore kanë harxhuar 1,5 milion euro për t’u reklamuar në televizione, radio dhe gazeta.

Deri më tani raporte financiare deri te Komisioni për Antikorrupsion kanë dorëzuar 40 mediume, mesin e të cilave televizione, radio dhe gazeta.

Partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE, më së shumti është reklamuar gjatë kohës së fushatës parazgjedhore, por deri më tani thaujse nuk ka paguar asnjë denarë. Sipas raporteve të deritanishme financiare të mediumeve të dorëzuara te Komisioni për Antikorrupsion, partia në pushtet VMRO-DPMNE ka bërë faturë prej 741.000 euro. Pas saj është LSDM kandidatët e së cilës për deputet janë reklamuar për shumë prej 490.000 euro, prej të cilave 206.000 akoma nuk janë paguar.

Partia e tretë sipas parave të harxhuara në medium për tu reklamuar është BDI e Ali Ahmetit me 140.000 euro. Nga ato 130.000 në televizionin Alsat dhe 10.000 në Tv Koha në Tetovë.

Sipas shumës së harxhimeve e katërta është Besa me 82.000 euor për reklamim, pastaj koalicioni VMRO për Maqedoninë me 43.000 euro. PDSH e Menduh Thaçit, ka kaluar me vetëm 12.000 euro. Partia Liberale është reklamuar vetëm në Sitel për shumë me vlerë prej 10.000 euro. Koalicioni për ndryshim dhe drejtësi në disa medium ka harxhuar 8.000 euro. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët ka paguar 3.486 euro, kurse PPD 2.600 euro. Më pak para ka harxhuar partia E Majta, 187 euro për reklamim në radio Ekspres nga Strumica.

VMRO-DPMNE më shumë para duhet ti jap televizionit Kanal 5, 130.000 euro, si dhe televizionit Sitel, 123.000 euro, ku ka shfrytëzuar më shumë sekonda si program i paguar politik. Televizionit Telma duhet ti jap 63.000 euro, Tv Alfa 51.000 euro, kurse Alsatit 19.000 euro.

Koalicioni i udhëhequr nga LSDM opozitare më së shumti para duhet ti jap televizionit Alsat 140.000 euro, pastaj 24 Vesti 107.000 euro. Marrëveshja me Kanal 5 është lidhur me 97.000 euro. Borxhi ndaj Telmës është 80.000 euro, kurse ndaj Sitel 41.000 euro./Zhurnal

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme