Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për pagat

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka miratuar projektligjin për pagat i cili ka për qëllim barazimin e pagave për punë të njëjta ose të ngjashme.

Zëvendësministri i Administratës, Hajredin Hyseni tha se me këtë ligj parashihet që të gjithë punonjësit publik të kenë pagën bazë të caktuar me ligj, transmeton kp. Ai shtoi se ky projektligj përfshinë 11 koeficiente dhe 45 grada.

Lidhur me ligjin për pagat pati diskutim, ku ministri i Kulturës, Kujtim Shala kërkoi nen të veçantë për krijuesit dhe performuesit në kulturë.
Kurse, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kërkoi që paga e ambasadorëve të bëhet në përputhje me kosoton e jetës ku ata jetojnë dhe jo të jetë e njëjtë si për ambasadorin në Shqipëri ashtu edhe për atë në Tokio etj.

Qeveria miratoi edhe ligji për noterinë ku nga 1 noter në 20 mijë banorë, është paraparë të bëhet 1 noter në 10 mijë banorë.