Analiza/ Itali, pse fituan ekstremistët

Shumica e votuesve italianë mbështetën kandidatët euroskeptikë në zgjedhjet kombëtare, pas dekadash në të cilat Italia ka mbështetur fuqishëm projektin Europian.

Rezultatet e publikuara deri tani nuk sigurojnë dot një shumicë parlamentare, edhe pse koalicioni i qendrës së djathtë iu afrua me 37% të votave.

Dy vite pasi Britania e madhe votoi për të lënë Bashkimin Europian, në Itali këto zgjedhje shprehën refuzimin ndaj Brukselit.

Ndryshe nga votuesit britanikë, italianët nuk do të mbështesin një referendum për largim nga eurozona, por mbështetja e tyre për partitë populiste, të cilat më parë kanë qenë të hapura për nju referendum mbi euron, që ligjërisht do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për t’u bërë, ishte një tregues i humorit të vendit.

Votimi i së dielës shënoi ngritjen e dy partive relativisht të reja politike, të cilat deri kohët e fundit ishin konsideruar të dobëta. Partia anti-establishment Movimento 5 Stelle, e cila ka marrë 31% të votave, dhe partia euroskeptike anti-imigracion, Lega, e cila performoi shumë më mirë se sa pritej, me 17% të votave.

Ndërsa ish-kryeministri Silvio Berlusconi, që shihej si udhëheqësi i koalicionit të qendrës së djathtë, u mund mundur nga Matteo Salvini i Lega-s, pas një fushate ku Salvini theksoi mbështetjen për politikat radikale të emigracionit, duke përfshirë largimin në masë të emigrantëve ilegalë.

Salvini, i njohur për retorikën e tij bombastike, dhe shpesh raciste, tha sot se rezultati i koalicionit të tij nënkuptonte se votuesit i kishin dhënë të drejtën e mandatit qeverisës.

“Unë e mbaj fjalën, dhe po angazhohemi që të formojmë një koalicion të qendrës së djathtë, që fitoi, dhe që mund të qeverisë” – u shpreh Salvini duke iu referuar një ‘marrëveshjeje xhentëllmenësh’ mes tij dhe Berlusconit, se nëse qendra e djathtë do të fitonte shumicën, cilado parti që do të merrte më shumë vota brenda koalicionit, do të emëronte kryeministrin. (përktheu Lapsi.al) 

Salvini shtoi se nuk do të formonte një koalicion me Movimento 5 Stelle. Për kreun e Lega-s, euro është një monedhë që është e destinuar të dështojë, edhe pse përjashtoi idenë e një referendumi mbi këtë monedhë.

Koalicioni i qendrës së majtë, i kryesuar nga Matteo Renzi, doli më keq nga sa pritej, duke fituar 19% të votave.

Ndërsa e besuara e Renzit, Maria Elena Boschi, fitoi një vend në parlament në Tirolin e Jugut, në Italinë veriore, dy ministra të tjerë të shquar, i Brendshmi, Marco Minniti, dhe i Kulturës, Dario Franceschini, nuk ia dolën.

Rezultati i mjerë nxiti zërat se Matteo Renzi, i cili ishte kryeministër nga shkurti i vitit 2014, deri në dhjetor të vitit 2016, ka dhënë dorëheqjen si kreu i Partito Democratico.

“Me Renzin ndodhi ajo që ndoshta mund të quhet cikli më i shkurtër i historisë së politikanëve të Italisë. Rezultati i djeshëm është më pak se gjysma e atij që mori në zgjedhjet e 2014-ës. Për pak kohë, lëvizjet anti-Renzi brenda të majtës do t’i hidhen këtij të fundit në qafë” – u shpreh Francesco Galietti, analist politik në Romë. (përktheu Lapsi.al) 

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve janë deri diku të jashtëzakonshme pasi kundërshtojnë diçka për të cilën shumica e analistëve do të binin dakort, se qeveria e Renzit ishte kompetente dhe arriti të përmirësojë ndjeshëm ekonominë e vendit, sikurse adaptoi politika që kufizuan numrin e emigrantëve që vinin në Europë.

Nga ana tjetër, qeverisja e dobët e Movimento 5 Stelle në disa Bashki, në Romë apo Turin, nuk duket se i pengoi italianët t’a votonin.

Partia populiste kishte miratuar kohët e fundit një referendum për euron, por e zbuti këtë retorikë në prag të zgjedhjeve kombëtare, të cilat mund t’i kenë dhënë italianëve pak rehati. Edhe pse nuk janë mbështetës të largimit nga eurozona, italianët janë shumë kritikë ndaj Brukselit.

Të hënën në mëngjes, analistët u shprehën se është ende e paqartë se si partitë do të punojnë me njëra-tjetrën për të formuar një shumicë. Bisedimet do të drejtohen nga presidenti italian, Sergio Matarella.

Koalicionet më të mundshme duket se do të jetë mes Movimento 5 Stelle dhe Partito Democratico, ose mes Movimento 5 Stelle dhe Lega-s.

Rezultatet gjithashtu treguan se Siçilia, një bastion i fortë i Forza Italia-s së Bersluconit, ra përfundimisht në duart e Movimento 5 Stelle.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme