Apple do u bëjë “dhurata” klientëve të iPhone

Përvjetori i 10-të i Apple është në shtator dhe sipas atyre që thuhen, i mrekullueshmi iPhone 8 do të vijë me një çmim të lirë për përdoruesit e tij sesa smartphonet e mëparshëm të kompanisë prestigjioze. Apple do të hedhë në treg 3 versione të ndryshme dhe iPhone 8 do vijë për 682 £. Një version premium i iPhone do të vijë për 800 £. Gjiganti teknologjik po e bën këtë reduktim të çmimit për shkak të përvjetorit të kompanisë. Të gjithë jemi të njohur me çmimet e kripura të prodhimeve të tjera të kompanisë. Përdoruesit e iOS shpresojnë se iPhone i ri do mund të sfidojë nga çdo anë Samsung Galaxy S8 të hedhur në treg më 29 mars.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme