Apple mund të nxjerrë dhe një tjetër telefon

hashethemet për iPhone 8 nuk kanë të sosur, brezi i ri i iPhone, që pritet të publikojë Apple në 2017, kur telefoni i Steve Jobs do të festojë 10-vjetorin.
Sipas blogut japonez Macotakara, i cili citon burime nga furnizuesit aziatikë, Apple mund të publikojë në vjeshtën e ardhshme një model shtesë, një iPhone 5 polsh me dopio kamera me dizajn vertikal.
Bëhet fjalë për një model të përmasave të mesme, që do të mbështesë iPhone 7S dhe iPhone 7S Plus, nga 4.7 dhe 5.5 polsh me ekran LCD. MacRumors thotë se këto modele mund të jenë një evolucion i telefonit të fundit të Apple. Gjithashtu pritet që Apple të fusë dhe një ngjyrë të patrashëguar, të kuqen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme