“Nuk doja të jem pjesë e një politike të korruptuar dhe tashmë publikisht shumë të përfolur edhe për gjëra të tjera. Mbase personalisht do ta kisha shumë më mirë të mos merresha me politikë dhe të vazhdoja me profesionin tim si mjek, mirëpo duke e parë që problemet e shqiptarëve nga dita në ditë thellohen me shumë, atëherë nuk mund të qëndroja indiferent derisa e keqja e bën rrugën e vet. Ne nuk jemi vetëm për veten, por edhe për të dhënë kontributin tonë për shoqërinë”, kështu ka deklaruar në televizionin Struga Tv, bartësi i njësisë zgjedhore nr 5 në listën e “Rilindje me BESË”, Arben Labënishti, transmeton portali Sakte.net
Njeriu i cili braktisi të gjitha postet e larta në BDI, duke përfshirë edhe pozitën e zëvendësministrit të mbrojtjes shkaku – siç u shpreh – i devalvimit të vlerave të kësaj partie, tha se zgjodhi të jetë pjesë e BESËS pas një analize të gjatë paraprakisht dhe shkaku i vlerave që ka kjo parti. Labënishti tha se BESA nuk identifikohet vetëm përmes liderit, por përmes grupacionit të shëndoshë, profesional dhe me integritet të lartë moral.
“Lëvizja Besa ka themel të shëndoshë mbi të cilin mund të ndërtohet e ardhmja e jonë”, është shprehur Labënishti./Sakte.net