Policia raporton se ka arrestuar të dyshuarin i cili përmes disa video incizimeve të publikuara në rrjete sociale është parë duke e keqtrajtuar një person.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje
Ndryshe, dje është raportuar se një mësues i shkollës fillore në fshatin Lladroviq, ka bërë një gjest skandaloz. Ai ka rrahur nxënësin e tij në fytyrë si dhe e ka larguar nga ora.
Ky nuk është rasti i vetëm që në shkollat e Kosovës ndodhin raste të tilla, ku nga mësuesit ushtrohet dhunë ndaj nxënësit.