Në Fushë Kosovë është arrestuar një femër e cila ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Bashkëshorti si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga gruaja e tij është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësorë.
Në raportin e policisë nuk tregohet për shkaqet që kanë ardhur deri tek ky sulm.
Ndërkaq, e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.