Artan Grubi e ka halë në sy Afrim Gashin ngaqë ai e fundosi politikisht

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit nuk ka mundur më gjatë ta fsheh mllefin që ka ndaj Lëvizjes BESA, veçanërisht ndaj Afrim Gashit sekretarit të përgjithshëm të këtij subjekti politik i cili pas zgjedhjeve të fundit parlamentare u rendit si subjekti i dytë opozitar duke i shkaktuar humbje të mëdha BDI – së. Madje, në Njësinë zgjedhore 1 dhe 2, ky BESA doli edhe më e fuqishme se vetë BDI në vendbanimet me shumicë shqiptare.

Në zonën 1 dhe 2 BESA bartës listash kishte Afrim Gashin dhe Zeqirija Ibrahimin, zona këto ku BDI e kishte lënë garën e saj politike në duart e Artan Grubit. Dhe kanë qenë pikërisht këto zona ku partia e Ali Ahmetit ka pësuar humbje të mëdha votash. Respektivisht, elektorati shqiptar është përcaktuar për një forcë të re politike, njofton portali Sakte.net

Pas rezultateve zgjedhore, brenda strukturave partiake të BDI – së janë shtuar zërat që kanë kërkuar llogaridhënie dhe si arsye për këtë humbje kanë shenjestruar kandidatët e tyre jo kredibilë që kanë qenë të përfolur për skandale të ndryshme. Një ndër emrat kryesor për humbjen ka qenë edhe vetë Artan Grubi, i përkdheluri i Ali Ahmeti.

Mirëpo, me gjasë, Grubi në vend se të reflektojë dhe përgjegjësinë për humbje ta kërkojë tek vetvetja, ka zgjedhur të fajësojë të tjerët përmes një metode perfide.

Pasi instrumentalizuan institucionin e kryeministrisë së Shqipërisë për të zhvilluar një takim me gjitha partitë e tjera shqiptare të cilat nuk pranonin të uleshin në një tryezë me ta, veçanërisht Lëvizja BESA, Grubi kësaj radhe ka zgjedhur të luaj edhe letrën e fundit, atë të patriotizmit.

“Gjersa ne dhamë fjalë para KM Rama që do të zhvillojmë betejë për përmbajtje, e jo për formë, për platformë, e jo për pushtet, Besatarët bëkan plane që ta mbështesin një parti maqedonase, jo për platformën, por për ta rrënuar BDInë. Ju shërbeft në nder! Ali Ahmeti dhe BDI dëshmoi se nuk është peng i askujt dhe që fjalën e dhënë në Tiranë do ta mban gjer në fund. Shqiptarët meritojnë lider si Ali Ahmeti që ju shërben atyre, e jo partiçka që bëhen bashkë me partitë maqedonase për ti rrënuar shqiptarët”, shkruan Grubi në rrjetin e tij social.

E sa për patriotizmin dhe besës së Grubit flet edhe video e hapjes së fushatës zgjedhore kur ai përpiqet të keqpërdorë edhe emrin e UÇK – së, ndërsa injorohet nga aktivistët e tij partiakë. Gjithashtu, për opinionin është ende i freskët rasti kur në KSZH përfaqësuesi i BDI – së votoi kundër ankesave të Lëvizjes BESA, gjë që ia mundësoi VMRO-DPMNE’së një deputet më shumë, ndërsa kandidatit të Kumanovës nga Lëvizja BESA ia morrën mundësinë që të përfaqësonte zërin e kumanovarëve shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë.

Në anën tjetër, Lëvizja BESA asnjëherë nuk e ka fshehur se beteja e tyre është me NIkolla Gruevskin dhe Ali Ahmetin, shefin e Artan Grubit, të cilin e mbajnë si përgjegjësin kryesor për gjendjen e mjerë të shqiptarëve në Maqedoni dhe se ata duan të sjellin një model të ri të politikbërjes shqiptare në Maqedoni që do t’i delegjetimojë përgjithmonë modelet “grubiane”./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme