Artan Grubi, para se ta sulmosh portalin Sakte, sigurohu!

Ka disa ditë që deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Artan Grubi, drejton akuza ndaj portalit Sakte.net menjëherë pas publikimit të pamjeve të përgjakura nga Kuvendi i Maqedonisë. Ai ka filluar një fushatë denigruese, të pabazë ndaj stafit të portalit Sakte. Motiv i këtij sulmi janë pikërisht pamjet ku ai shihet teksa vepron i pashqetësuar dhe në një moment vërehet afërsia e tij me huliganët që ia kishin mësyer dyerve të parlamentit të Maqedonisë pas zgjedhjes së kryeparlamentarit shqiptar, z. Talat Xhaferri. Ky sulm rezultoi me përgjakje dhe lëndime serioze ndaj deputetëve, ndërsa më së shumti pësuan lideri i LSDM, z. Zoran Zaev dhe udhëheqësi i koalicionit Aleanca për Shqiptarët, z. Ziadin Sela.
Por, z. Grubi, në vend se të brengoset dhe të shpreh shqetësimin për shëndetin dhe gjendjen e deputetëve, nuk zgjodhi rrugë dhe mjete për të propaganduar kundër portalit Sakte.net, në përpjekje për ta mbrojtur vetveten!

Veprat e tua dhe subjektit që e përfaqësoni ju z. Grubi sigurisht se do të vlerësohen nga elektorati shqiptar, por ne si redaksi nuk mund të qëndrojmë indiferentë kur adresoni shpifje të ulëta ndaj profesionalizmit dhe punës tonë. Rrjedhimisht, derisa ju e keni bërë portalin Sakte.net “përgjegjës” për pamjet e publikuara, neve si redaksi nuk kemi bërë tjetër pos që kemi përcjellë disponimin dhe shqetësimin e opinionit në Maqedoni të cilët kanë shprehur dyshime të forta në raport me sjelljet e juaja. Respektivisht, ju neve na akuzoni pa të drejtë për informacione dhe dyshime të cilat i kanë ngritur në opinion publikisht përkrahësit e Zoran Zaev, njeriut me të cilin subjekti i juaj politik pritet ta formojë Qeverinë e ardhshme. Pra, janë elektorati dhe përkrahësit e tyre të cilët shtrojnë pyetje publike dhe shprehin dyshime të hapura shkaku i bashkëqeverisjes tuaj për mëse një dekadë më subjektin që ishte shkaktar i trazirave dhe përgjakjes së deputetëve, VMRO – DPMNE’në.

Andaj, z. Grubi, para se të na akuzoni publikisht, ju lutemi që paraprakisht të siguroheni se pse dhe nga kanë rrjedhur këto dyshime e jo të veproni në afekt dhe mbase edhe padashje të stimuloni militantë partiakë që të adresojnë sulme, ofendime dhe kërcënime nga më të ndryshmet ndaj portalit Sakte.net
Të bashkëngjitur në këtë përgjigje publike do ta gjeni edhe videon dhe të gjitha dyshimet publike të përkrahësve të LSDM’së, të cilët me gjasë duan që personat e dyshuar për krim dhe korrupsion mos të ndahen etnikisht vetëm shkaku i kombinatorikave politike.

Me shpresë se do të reflektoni dhe do të veproni në të ardhmen ashtu siç i ka hije një deputeti, ju dëshirojmë suksese në angazhimet e juaja të reja!

Xhevdet Pozhari
Kryeredaktor i portalit Sakte.net

https://www.facebook.com/100000600129160/videos/vb.100000600129160/1670402646323057/?type=2&theater

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme