Arteta mban veshur të njëjtat rroba sa herë që fiton

Sekreti i Artetas, mban veshur të njëjtat rroba sa herë që fiton.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, zbuloi se ai vesh të njëjtat rroba në garderobë gjatë çdo serie fitoreje.

Arteta e ka udhëhequr skuadrën e tij drejt një gjuetie surprizë për titullin e Premier League pasi “Topçinjtë” janë në krye të tabelës me pesë pikë diferencë përpara Cityt aktualisht.

Tekniku spanjoll po përpiqet me të gjitha mundësitë e tij për të ndihmuar londinezët e veriut të fitojnë titullin e tyre të parë që nga viti 2004, dhe kjo përfshin edhe një besytni të çuditshme.

40-vjeçari vesh saktësisht të njëjtën bluzë, pantallona dhe këpucë në çdo sfidë, që do të thotë se ai nuk i ka ndërrruar rrobat që nga 15 shkurti kur humbën ndaj Manchester City me rezultatin 3-1.

“Unë jam një person shumë metodik dhe i qëndroj rutinës. Kur fitojmë, nuk më pëlqen të ndërroj rrobat, më pëlqen të mbaj të njëjtën bluzë, pantallona dhe këpucë si më parë. Nëse humbasim, ndryshoj diçka. Ata më kanë dhënë mundësinë të bëj atë që dua më shumë, në klubin që absolutisht e dua, e respektoj dhe e admiroj. Më pëlqen ajo që bëj çdo ditë”, tha Arteta.

Rituali i çuditshëm duket se po shpërblehet pasi Arsenali ka fituar 19 nga 25 ndeshjet e ligës, që është më shumë se kushdo tjetër në ligën e parë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme