Arti në zi, ndërron jetë në moshën 75-vjeçare aktori i njohur Mirush Kabashi

Aktori i njohur Mirush Kabashi  ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.


Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi, duke thënë se ai vdiq pas mesnate ndërsa nuk dihet ende shkaku.

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.

Aktori lindi më 17 prill të 1948, në Shkodër dhe është rritur në Durrës, ndërsa është fitues i çmimit Artist i Merituar i Shqipërisë.

Mirush Kabashi la pas një trashëgimi të pasur artistike, si aktor i rreth 100 roleve në teatër dhe filma. Ai është cilësuar gjithashtu edhe si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme