“Unë nuk kam pasur frikë nga vdekja. Pas asaj çfarë i ndodhi Oliverit, po mendoj për të njëjtën gjë dhe kam frikë vetëm se më nuk do të mund të shkruaj këtu, se kush dhe pse më vrau prapa shpinës”, ka shkruar ndër të tjerash bashkëpunëtori i politikanit të ndjerë Oliver Ivanoviq, Marko Jaksiq.
Ky i fundit nuk ka dhënë ndonjë detaj më tepër nëse ka marr ndonjë kërcim me vdekje.
Megjithatë, ky nuk është mesazhi i parë dhe i vetëm i një prej personave publik të pjesës së Mitrovicës së Veriut.
“Sot isha në ‘takim’ me Vuciqin si një anëtar i opozitës, prisja të thirresha dhe u përgatita të bëja pyetje, por hoqa dorë, sepse nuk kishte aparate fotografike dhe kisha frikë. Nga 250 vetë në sallë, ishte vetëm njëri që qëndronte i ulur dhe nuk duartrokiste kur udhëheqësi ynë hyri. Unë kaq kam mundur dhe kam pasur guxim të bëja”, shkroi më 20 janar, pas një takimi prapa dyerve të mbyllura në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq, ku ishin prezent anëtarët e Listës Serbe dhe krerët e institucioneve që duartrokisnin.
Marko Jaksiq, gjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë, në fund të tetorit të vitit të kaluar, ishte në listën e Iniciativës Qytetare të Oliver Ivanoviq, (SPO) dhe u bë këshilltar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore.
Theksojmë Oliver Ivanoviq u vra me gjashtë të shtëna prapa shpinë, më 16 janar, gjatë mëngjesit para zyrës së partisë.
Kujtojmë se po të njëjtën datë, në vitin 2014 u vra edhe bashkëpartiaku i Markos dhe Oliverit, Dimitrije Janicijeviq, kandidat për kryetar i Mitrovicës së Veriut.