Aston Martin prezanton… aeroplanin e saj luksoz nga e ardhmja

Kompania e njohur Aston Martin ka prezantuar konceptin e saj të aeroplanit.

Kjo kompani britanike e veturave luksoze e sportive është shumë e zënë kohët e fundit; ka hapur fabrikën e re në Wells, ka ridizajnuar tërë ofertën e një modeli ku ka shtuar disa risi, si dhe është duke punuar në një nëndetëse.

Tani, ajo ka prezantuar edhe konceptin e saj Volante Vision, i cili paraqet një aeroplan, transmeton Koha.net. Këtë koncept të aeroplanit, Aston Martin e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin Cranfield dhe kompanitë Cranfield Aerospace Solutions dhe Rolls-Royce Aerospace, ndërsa qëllimi i saj është të sigurojë transportin ajror luksoz për pasagjerët.

Tani për tani, ky projekt është në fazën e konceptit dhe Volante Vision nuk është një aeroplan i zakonshëm sepse do të përdorë risitë e fundit nga industria e aeroplanëve, elektrifikimin dhe teknologjinë autonome, duke e bërë atë një aeroplan nga e ardhmja.

Siç thonë nga Aston Martin, ëndrra e tyre është që të ndryshojnë të ardhmen e transportit dhe t’u ofrojë klientëve të tyre një dimension të ri të lirisë.

https://www.facebook.com/astonmartin/videos/10156047719063355/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme