Audi me ofertë të re për R8 dhe TT RS

Në mënyrë për të përmbushur dëshirat e konsumatorëve, Audi ofron paketën e re për performancën e modelin R8 dhe TT RS, e cila quhet Performance Pack.

Performance Pack do të jetë në dispozicion në fund të verës për konsumatorët në Gjermani, transmeton Koha.net. Kjo paketë për Audi R8 përfshin pjesën e përparme me pamje “agresive” përmes spoilerit të ri, pragjeve të reja, set të ri të rrotave me ngjyrë të zezë e diametër prej 20-inç, difuzer të pasmë “agresiv” si dhe spoiler të pasmë të theksuar nga fibra të karbonit.

Ndërkaq për Audi TT RS, Performance Pack përfshinë spoilerin e përparmë, vrimat për ajër, pragjet, difuzerin e pasmë dhe spoilerin e pasmë nga fibra të karbonit, kofanon e ri, rrotat me ngjyrë të zezë, si dhe tubat e shkarkimit të gazrave me ngjyrë ari mat.

Të dy këto modele, si opsion kanë në dispozicion edhe amortizatorët e modifikuar dhe sistemin e ri të frenimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme