Autostrada Prishtinë – Gjilan e domosdoshme, sipas Lutfi Hazirit

Një rrugë e re e cila lidh Prishtinën e Gjilanin, konkretisht autostrada më e re në vend sipas kryetarit të Gjilanit është e domosdoshme.

Lutfi Haziri në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se zgjedhja e vetme për financim të fazës së parë të projektit është përmes buxhetit të vendit.

“Ministria e Infrastrukturës tanimë ka bërë prezantimin e projektit në detaje të autostradës në Gjilan – Prishtinë e cila e ka hyrjen të Dheu i Bardhë dhe përfundimin në autostradën tjetër që lidhet më fshatin Banullë. Në fazën e parë zgjedhja e vetme për financim mbetet nga buxheti i vendit, nga ai i Republikës dhe nuk merr më shumë se 50 milionë në aksin e parë. Është autostrada më e lirë në krahasim me të tjerat”, ka thënë ai.

Haziri theksoi se një autostradë e tillë është e domosdoshme pasi rruga e tanishme e cila lidh Prishtinën e Gjilanin është tejet e ngarkuar.

“Nëse merret nga perspektiva e Prishtinës duket se është distanca e vogël, nuk ka nevojë me shpenzu edhe më tutje në buxhet në infrastrukturë të tillë. Rruga Gjilan – Prishtinë i ka mbi 1 orë përveç natën kur është e shkarkuar shkon ndër 1 orë, tash është e pamundshme”, përfundoi Haziri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme