Ai pranon që dje krerët shtetërorë në takimin me Listën kanë kërkuar votën e deputetëve serbë, por thotë se Lista Srpska nuk ka pasur kërkesa për një komunë të re dhe thotë se nuk ka ndonjë marrëveshje mes zyrtarëve të qeverisë së Kosovës me dikë nga autoritetet serbe.
Është raportuar se Lista Serbe ka rritur listën e kërkesave në këmbim të votës së saj për demarkacionin. Sipas raportimeve, Lista Srpska po provon të ketë fitime të majme nga Qeveria, si krijimi i një komune të re serbe, ndërsa bllokimi i Demarkacionit u lidh edhe me zgjedhjet në Beograd.
Duke u thirrur në burime, KTV raportoi se demarkacioni u bllokua pasi zv.kryeministri Behgjet Pacolli ishte marrë vesh me autoritetet në Serbi për votën e Listës Srpska, por kjo do të ndodhte pasi të kryhen zgjedhjet për kryetar të Beogradit.
Avni Arifi, shef i stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, mohon cdo raportim se lista Srpska po kushtëzon Qeverinë në këmbim të votave për Demarkacionin.
“Me atë që kam parë unë në dokumente dhe në takimet që unë kam qenë pjesëmarrës nuk ka pasur asnjë kushtëzim nga lista Srpska. As nuk është përmendur një komuunë e re”, ka thënë Arifi për Express.
Arifi tregon se takimi që u realizua dje mes Listës Serbe dhe krerëve shtetëorë, ishte për punën e votës së deputetëve serbë pro demarkacionit, por, sic tregon Arifi, s’kishte të bënte me kushte.
“Natyrisht se takimet dje janë bërë për të provuar ta bindin Listën Serbë ta votojë demarkacionin, por jo me kushtëzime të listës serbe”, është shprehur ai.