Azbi Nuredini: Me 11 dhjetor t’i vrasim politikisht ata që vranë shpresën e shqiptarëve në Maqedoni

“Për Shqiptarët rëndësia e votës në këto zgjedhje është në nivel me vlerën e krismave të viti 2001, prandaj ka shumë rëndësi shfrytëzimi i të drejtës kushtetuese për të votuar dhe shqiptarët duhet që masovikisht të dalin nē zgjedhjet e 11 dhjetorit për t’i vrarë politikisht kriminelët politik të cilët për të mbetur në pushtet montojnë raste kundēr shqiptarëve duke vrarë dhe burgosur shqiptar të pafajshëm vetëm pse nuk mendojnë si ata duke njollosur dhe nënçmuar kështu jo vetēm shqiptarët e Maqedonisë, por gjithë kombin shqiptar”, kështu ka deklaruar për portalin Sakte.net publicisti dhe ish ushtari i UÇK – së, Azbi Nuredini

Sipas tij, kjo klasë politike vrau shpresën e shqiptarëve për një jetë të lirë dhe të barabartē me të tjerët në këte shtet e cila ishte arritur me sakrificën e luftës së viti 2001 dhe se grupi që përfaqësoi shqiptarët u vu mbi kushtetutën dhe ligjet në dëm të shqiptarëve për përfitime personale duke abuzuar me pushtetin në të gjitha dimensionet politiko juridike.

“Nuk ishte asnjëherë në kulturën tonë kur regjimet kanë vrarë burgosur dhe maltretuar pa pikë faji vëllezërit komshit tan ne te heshtim me asnjë çmim por jemi solidarizuar me viktimat e cilit do regjim që ka kaluar mbi ne duke i i luftuar ata deri në fundosjen e tyre . Prandaj, apeli im është që të gjith shqiptarët ditën e diell 11 dhjetor ta kuptojnë si një dit e veçant të vlersuar nga Zoti për ta kthyer në vend lirinë e jetēs, drejtësinë në shtet dhe për t’i liruar vëllezērit tanë që gjenden burgjeve të pa fajshēm qofshin ata komandantët ish ushtarët e UÇk-së si dhe gjithë qytetarët e pa fajshëm që gjenden burgjeve vetēm pse nuk menduan si ky regjim kriminel.

Dita e diel është një mundësi e pa përsëritshme për ta bë rotacionin politik në mënyrë civilizuese përmes shfrytëzimit të drejtës kushtetuese duke shfrytëzuar votën kundër ktij pushteti kriminel!

Besa e shqiptarit ka qenë dhe mbetet e lidhur me besimin në Zot dy shtylla këta që kanë ruajtur vlerat e solidaritetit të kombit Shqiptar mes veti dhe ndaj tjerëve”, ka thënë Azbi Nuredini./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme