Xhenis Sulimani: Zgjedhjet e 11 dhjetorit janë “të jesh apo të mos jesh” për shqiptarët e Maqedonisë

Politikologu Xhenis Sulimani në një prononcim për portalin Sakte.net ka deklaruar se zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni janë të rëndësisë së njëjtë “si të jesh dhe të mos jesh”. Sipas tij, çdo shqiptar i Maqedonisë duhet t’i drejtohet kutisë së votimit me datë 11 dhjetor.

“Zgjedhjet e 11 dhjetorit janë “të jesh apo të mos jesh” për shqiptarët e Maqedonisë. Çdo shqiptar duhet të dielën t’i drejtohet kutisë së votimit. Është koha që qytetarët ta marrin “çekanin e drejtësisë”. 11 dhjetori- dita e zgjedhjeve është momenti i së vërtetës për ta dënuar garniturën qeverisëse që në mënyrë të paskrupulltë po udhëheqë tashme e 15 vjet. Nëse shqiptarët duan t’i thonë “stop” montimeve politike, “stop” provincializmit politik, “stop” përfaqësuesve politik të pamoralshëm, “stop” përgjimeve të paligjshme, “stop” korrupsionit dhe “stop” partizimit të institucioneve, duhet të dalin masovikisht të dielën, me ç’rast me duar të veta do të vendosin për fatin e tyre”, ka deklaruar Sulimani./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme