Ministri Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu më në fund mori fjalën rreth iniciativës për shkarkimin e tij, duke thënë se ai nuk do të raportojë për punën e tij, por do të jap disa të dhëna se si është të jesh ministër në këtë Qeveri.
Edhe ministri Aliu gurin e gjuajti në drejtim të Artan Grubit, duke thënë se çdo emërim e shkarkim shkon përmes tij.
Ministri Aliu bëri një ndërlidhje me facebookun që është lansuar në vitin 2004 duke thënë se ka bërë revolucion mediatik, në mbarë botën dhe me facebookun e 2024, me statusin e Taravarit dhe pasojat e këtij statusi.
Ai shtoi duke thënë se sot jemi mbledhur për të shkarkuar dy ministra të cilët kanë mbështetur kryetarin e tyre.
Ministri Aliu krijoi një skenar rreth digjitalizimit të qeverisë. Duke bërë personazh kryesor Artan Grubin i cili “i thotë kryeministrit teknik se kemi softwer digjital duke selektuar emailit në spam dhe jo spam dhe se ju ka ardhur një email nga ASH-ja që kërkojnë shkarkimin e dy ministrave.
Pastaj Grubi mer makinën e një fqinji dhe shkon në Tetovë dhe ju thot bdi-ve të Aleancës që mjafton të keni account të partisë dhe kështu mund t’i mundim”.
Deri dje është thënë se BDI shkarkon dhe emëron drejtor e ministra, por sot është vërtetuar se BDI vendos se kush bëhet ministër në parti tjetër.
Ne jemi në anën e bardhë të historisë, ndërsa ju të BDI-së jeni në anën e errët të saj.