Babai sulmon me thikë djemtë, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.C. nga fshati Lukinaj – Has, Komuna e Prizreni, transmeton Koha.net.

Kjo, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, sulm dhe veprës penale kanosje.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 05.01.2019 e do të zgjasë deri më 04.02.2019, njofton kumtesa nga Gjykata.

I pandehuri , më datën 05.01.2019 rreth orës 11:00, në fshatin Lukinaj – Has, Prizren, në shtëpinë e tij familjare, me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit – djalit të tij, viktimës së ndjeshme, të miturin me iniciale SH.C., pas një mosmarrëveshje, fjalosjes me bashkëshorten e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur në fytyrë.

Po atë ditë, në orën 18:40, i pandehuri në shtëpinë e tij familjare kanos të dëmtuarit – djem të tij të mitur me iniciale SH.C. 1 dhe SH.C.2, me përdorimin e thikës me akuzën se nuk ia japin të holla kur po kthehen nga kurbeti.

Ai, me dy thika në duar, fillimisht e kanos të dëmtuarin me iniciale SH.C.1 duke e ndjekur, e më pastaj e kanos me thikë edhe të dëmtuarin me iniciale SH.C.2, të cilët pastaj ikën nga vendi i ngjarjes, me ç ‘rast tek të dëmtuarit shkakton frik ankth dhe pasiguri.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme