Basha nga çadra: Javë vendimtare, kushti i vetëm qeveria teknike!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij nga çadra e lirisë tha se nuk do të lejojë asnjë pazar që dëmton qytetarët shqiptarë, teksa shtoi se është i gatshëm të krijojë qeverinë teknike me të gjithë faktorët e përgjegjshëm politik që vendos interesat e shqiptarëve në plan të parë,.

“Ëndrra po vjen. Oligarkët po tremben. Kjo qëndresë popullore dhe demokratike është më e fortë se interesat kriminale të republikës së vjetër. Kjo është java vendimtare për betejën tonë. Rrugët që shtrohen para nesh janë fare të qarta. Rruga e parë që kemi kërkuar dhe për të cilën ftojmë sot çdo aktorë të përgjegjshëm politik është dialogu për krijimin e qeverisë teknike. Rruga tjetër, në kushtet e kokëfortësisë, papërgjegjshmërisë dhe një kryeministri që nuk vendos interesat e shqiptarëve përpara interesave të tija personale është ajo e përballjes. Rrugë tjetër nuk ka”, tha Basha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme