Bashkëshortja e diktatorit sirian filmohet në spital ku po kryen kimioterapinë

Gruaja e diktatorit sirian, Bashar Assad, Asma është filmuar duke folur me gratë në një qendër siriane të kancerit të gjirit, para se të merrte pjesë në seancën e radhës të trajtimit.

Zonja e parë e vendit u diagnostikua me kancer të gjirit në muajin gusht. Në atë kohë, Damasku pranoi se kishte filluar trajtimin për fazat e hershme të kancerit të gjirit.

Asma Assad u kap në kamera në një qendër lokale të kancerit.

Në pamjet e ngarkuara nga presidenca siriane, ajo është parë me një shami në kokë, duke përshëndetur ngrohtësisht stafin e spitalit dhe pacientët. Ajo duket se ka humbur flokët për shkak të kimioterapisë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme