Nesër Tërnava synon një mandat të ri në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër do të mbahet zgjedhjen për Myftiun e Kosovës për mandatin e ri.

“Nesër, më 27 tetor, 2018, Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës voton për zgjedhjen e Myftiut të Kosovë për mandatin e ri 2018-2023.

Mbledhja mbahet në Sallën e konferencave në selinë e Kryesisë së BIK me fillim prej orës 12:00”, shkruhet në njoftim.

Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, ka thënë për Telegrafin se komisioni zgjedhor e ka konfirmuar se do të këtë kundër-kandidat për të parin e BIK-ut.

Reshat Mexhiti i cili aktualisht është anëtar i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, mësohet se do të jetë kundërkandidati i vetëm i Naim Tërnavës për të parin e BIK-ut.

Ndërkaq, Naim Tërnava është myfti i Kosovës që 13 vjet dhe ka përfunduar mandatin e tretë në krye të institucionit më të lartë të besimit islam në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme