Nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sot është nisur për mjekim në Stamboll, Taunita Hoxha, e cila ishte aksidentuar ditë më parë në Prishtinë.
Dërgimi i saj u bë me aeroplan të veçantë dhe ajo do të trajtohet në Spitalin Universitar “Bezmi Alem”.
Kjo është arritur si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që ka nënshkruar Kryesia e BIRK-ut me Drejtorinë e Vakëfeve të Republikës së Turqisë.
Kryesia e BIK-ut, i dëshiron shërim sa më të shpejtë Taunita Hoxha, si dhe kthim sa më të shpejtë pranë familjes së saj, thuhet në njoftimin e BIK-ut.