Bayern Munich fiton me rezultat 0:27 në miqësore

Bayerni i pamëshirshëm, fiton me rezultat 0:27 në miqësore.

Bayern Munichi ka regjistruar fitore me rezultat të jashtëzakonshëm në miqësoren ndaj Rottach-Egern.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel nuk tregoi aspak mëshirë ndaj rivalëve lokal, shkruan Gazeta Expres.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Birkenmoos” përfundoi me rezultatin 0:27. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të turneut para-sezonal të Bayernit në Tegernsee.

Jamal Musiala e hapi serinë e golave në minutën e tretë. I njëjti lojtar shënoi edhe katër golat tjerë, në minutat 13’, 37’, 42’ dhe 45’.

Golat tjerë u shënuan nga Serge Gnabry (5’, 12’, 43), Alphonso Davies (8’), Konrad Laimer (20’), Mathys Tel (22’, 26’, 28’, 34’, 41’), Noussair Mazraoui (28’), Dayot Upamecano (31’), Leroy Sane (35’), Marcel Sabitzer (50’, 64’, 66’, 71’, 72’), Raphael Guerreiro (74’), Ryan Gravenberch (84’), Kingsley Coman (86’) dhe Sadio Mane (90’).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme