BBC: Sherri me trenin serb eskalon në kërcënim ushtarak

Serbia ka paralajmëruar se do të mbrojë “çdo centimetër” të asaj që pretendon se është territor i saj në Kosovën fqinje.

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka akuzuar Kosovën se po kërkon luftë, pasi një tren i ngjyrosur në ngjyra të flamurit serb dhe me fjalët “Kosova është Serbi” u pengua të hynte në kufirin kosovar, raport BBC.

Kosova e pa trenin si një provokim të qëllimshëm.

Teksa tensionet po rriten, presidenti serb Nikoliq ka thënë se do të jetë i gatshëm të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur serbët në Kosovë, nëse shfaqet nevoja, transmeton Koha.net.

Treni – i cili nga Serbia u paralajmërua si një lidhje e rëndësishme e transportit – ishte lidhja e parë e drejtpërdrejtë midis kryeqytetit serb, Beogradit dhe Mitrovicës së veriut të Kosovës, që nga viti 2008.

Shumë prej serbëve që janë në Kosovë jetojnë përreth Mitrovicës, shton më tej BBC.

Serbia tha se slogani “Kosova është Serbe” në shumë gjuhë ishte kremtim i trashëgimisë së saj kulturore, siç ishin edhe simbolet religjioze ortodokse serbe të ekspozuara në brendësi të trenit, dhe përdorim liberal i ngjyrave kombëtare serbe.

Incidenti i ditës së djeshme me ndalimin e këtij treni që të hyjë në Kosovë, sipas BBC-së, ka ngritur tensionet, duke nxitur protesta të serbëve në Kosovë, dhe ka nxitur edhe presidentin serb Nikoliq të komentojë se dy kombet për një moment ishin “në prag të një konflikti”.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë veçse ishin ngritur lartë pas arrestimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Francë më 5 janar. Ai u ndalua në bazë të një fletë arresti serb që e akuzon atë për krime lufte.

Haradinaj edhe dy herë më parë është liruar si i pafajshëm për akuza të tilla në OKB, por Serbia insiston se ai duhet ekstraduar. Ai mbetet në Francë deri në një vendim të gjykatës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme