Sakte.net / E hënë, 17 Tetor 2016 – 11:00
Duket se ndërkombëtarët nuk do të ndërhyjë për lirimin e drejtorit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, i cili u arrestua javë më parë nga autoritetet serbe nën akuzën për “Terrorizëm”.
Kuvendi i Kosovës kërkoi nga BE-ja që të ndërhyjë për lirimin eThaçit, por zyrtarët e Bashkimit Evropian theksojnë se ata janë duke e vëzhguar nga afër procesin ndaj tij, por nuk i komentojnë proceset gjyqësore.
“BE-ja si ndërmjetësues dhe garantues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë përmes mekanizmave të saj detyrues të ndërhyjë te Qeveria e Serbisë që të lirohet Nehat Thaçi“, thuhej në pikën e parë të rezolutës së miratuar nga Kuvendi.
“Bashkimi Evropian është duke e përcjellë nga afër procesin gjyqësor lidhur me arrestimin e Nehat Thaçit, mirëpo, si një rregull e përgjithshme, BE-ja asnjëherë nuk komenton për proceset të cilat janë në zhvillim”, transmeton “Zëri”