Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq tha sot se mesazhi i Brukselit për tarifat doganore të Kosovës “i qartë dhe i qëndrueshëm” dhe se BE “pret qartë” nga autoritetet e Kosovës të tërheqin këtë masë..
Ajo njëherit kërkoi nga të dyja palët që të përmbahen nga provokimet.
Zëdhënësja e BE-së ka hedhur poshtë komentet se shefja për politikë të jashtme të BE-së Federica Mogherini është e njëanshme dhe se kritikoi Kosovën e kurrë Serbinë në kontekstin e shkeljeve të marrëveshjes në normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.



