Oda Ekonomike e Kosovës ka mbajtur takim informues me biznese të sektorëve të ndryshëm, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Me këtë rast, komuniteti i biznesit përkrah bashkërisht vendimin qeveritar duke i dhënë konsideratë më të lartë interesit të përgjithshëm shtetëror.
“Megjithatë, për të ju lehtësuar sado pak veprimtarinë e tyre biznesore, bizneset e prekura nga kjo taksë kërkojnë qartësim të afatit kohor të këtij vendimi dhe informim më të detajuar rreth proceseve përcjellëse”.
“Për më shumë bizneset shprehin nevojën për koordinim më të mirë ndërinstitucional për klasifikimin e brendeve ndërkombëtare, mallin që gjendet në depot doganore dhe politikave shtetërore për mbështjetjen e prodhimeve vendore?, bën të ditur OEK.



