BE thotë se demarkacioni është kusht për liberalizimin e vizave

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e zi është shumë i rëndësishëm për Kosovën ka thënë përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Gnoch.

Ai duke përshëndetur mbajtjen e debatit për Demarkacion që është duke u zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se përcaktimi i kufirit me Malin e Zi është pjesë përbërëse e fqinjësisë së mirë të Kosovës me këtë shtet.

Sipas Gnoch demarkacioni dhe lufta kundër korrupsionit janë si parakusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Mendojmë që kjo është në interes të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Gnoch.

Sipas tij, BE është e gatshme që të përdorë çdo mundësi që të ndihmojë Kosovën lidhur me këtë çështje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme