Benetton 82 vjeç rimerr ”perandorinë” që ka humbur shkëlqimin

Romë, 30 nëntor – Luciano Benetton, një nga themeluesit e kompanisë italiane të veshjeve me të njëjtin emër, njoftoi sot rikthimin e tij, në moshën 82-vjeçare, në krye të shoqërisë me synimin për rilulëzimin e biznesit.

“Në 2008, e lashë kompaninë me një bilanc pozitiv prej 155 milionë euro dhe po e rimarr me 81 milionë borxhe të mbartura nga 2016. Dhe ky vit pritet të jetë edhe më i keq. Për mua, është një dhimbje e padurueshme”, deklaroi Luciano Benetton në një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane “La Repubblica”.

“Kjo është arsyeja e rikthimit tim në terren”, u shpreh ai.

“Ndërsa të tjerët na imituan ‘United Colors’ humbi shkëlqimin e ngjyrave të tij. Ne jemi të vetmit që kemi dështuar. Dyqanet që ishin plot dritë janë shndërruar të errëta dhe të trishtuara, ne mbyllem degët tona në Amerikën e Jugut dhe në SHBA”, shprehu ai keqardhjen.

Sipas tij, ”mëkati më i madh ka qenë ndërprerja e prodhimit të pulovrave, njësoj sikur të heqësh ujin nga një ujësjellës”.

Menaxhimi i biznesit iu besua fillimisht djalit të tij Alesandros, më pas menaxherëve jashtë familjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme