Berat Buzhala i kërkon debat Shpend Ahmetit. Ahmeti mund të pranojë por ja me cilin kusht!

“Edhe nje send per fund, per sonte:
E ftoj Shpend Ahmetin ne debat, le ta zgjedh ai gazetarin, mediumin. Nuk eshte e vertete qe po shpifi ne raport me te. Hajde dalim para kamerave dhe te perballemi. Nuk e ha as nuk e rrehi. Le t’mi permend edhe ai krimet e mia. Goje ka, si ai si une. Mirepo, per dallim prej meje, ai e ka vec nje problem: nuk eshte perball me pyetje :).
P.S.
Shpend, e di qe je frikacak, por nese nuk pranon debat televiziv, kam me konkuru per Kryetar te Prishtines, vec me te nxane ne studio. Mbaje mend. Gaz kam me te ba. Nuk ki me pase kah me me ike”, kështu ka shkruar Berat Buzhala në rrjetin e tij social duke e sfiduar Shpend Ahmetin.
Dhe përgjigjja nuk ka vonuar. Ahmeti ka shprehur gadishmëri për këtë ballafaqim, por me një kusht. Të paktën kështu ka lënë të nënkuptohet kryeredaktori i portalit Sakte.net, Xhevdet Pozhari,

“Berat, mund të vini në intervistën Saktë. Të sigurojë se do të përpiqem me e bind Shpend A. Ahmeti për këtë debat dhe jam goxha i sigurtë se do t’ia arrij!
Por, paraprakisht kam një kusht – t’i transferosh €20,000 në jetimoren SOS Kinderdorff në Prishtinë. Për këtë vepër bamirësie do ta lusja publikisht kryetarin e Komunës së Prishtinës që të pranojë me dal në debat jo vetëm me ty, por me çdo mercenar medial.
P.S
Nëse dëshiron me e zgjedh vet studion dhe gazetarin, vlera dyfishohet!”, ka shkruar Pozhari./Sakte.net