Berishaj e quan ‘lojë të ndytë’ deklaratën e Thaçit e Vujanoviqit për Demarkacionin

Profesori, politologu Martin Berishaj, ka shprehur bindjen se deklarata e nënshkruar Thaçi – Vujanoviq në Podgoricë është loja më e ndytë që i servohet parlamentit për ta ratifikuar marrëveshjen për demarkacion.

Ka treguar pse mendon kështu.

“Sepse, deklarata nuk prodhon efekt juridik ndërkombëtar (ajo është vetëm shprehje e vullnetit të mirë për t’i hedh hi në sy deputetëve të Kosovës për ta ratifikuar shpejt e shpejt marrëveshjen me të cilën Kosova humb 82 km kaktror”, ka thënë ai.

“Sepse, po të ishte addendum (aneks apo protokoll) ajo do të duhej të ratifikohej së pari në Mal të Zi kurse në Kosovë duhej të ratifikohej marrëveshja + protokolli! Mali i Zi kurdo mund të deklarohet se kjo shtojcë është vetëm çështje e brendshme e Kosovës, kurse e drejta ndërkombëtare e njeh vetëm marrëveshjen bazë që e ratifikojnë të dy palët”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme