Bes Kallaku ‘thumbon’ Xhensilën? Ndjekësit kanë kapur një detaj të ri

Bes Kallaku ka publikuar një projekt të ri muzikor dy ditë më parë, me titull “Intrigante”, ku në një fragment thotë “Zemra do mi nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital”.

Shumë nga ndjekësve nuk i ka shpëtuar ky detaj, për shkak të një historie që Besi ka treguar disa vite më parë, në lidhje me nënën e Xhensilës.

Ai ka treguar se i është dashur të kujdeset për nënën e Xhensilës, me të cilën tashmë ka dy fëmijë, ndërsa janë në një proces divorci, dhe për këtë gjest ndaj saj, e ka bërë Xhensilën për vete.

“Mami i Xhensilës ishte sëmurë dhe u mora me kurimin e mamasë së saj dhe aty kam bërë Xhensilën për vete. Pas disa ditësh nëna e Xhensilës do bënte një operacion dhe duhej gjak. Xhensila ishte 17 vjeç dhe u nis të dhuronte gjak. I thashë nuk ke për të dhënë gjak ti se do jap vetë. Kam dhënë gjak për vjehrrën. Kaluan 6 muaj, u sëmur prap, dhashë gjak për herë të dytë. Dhe më merr një shoku im në telefon dhe më pyeti: Ç’po bën? I thash po jap gjak për vjehrrën dhe ai më tha: Ta piu gjakun vjehrra”, ka thënë Besi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme