BESA – Ali Ahmetit: Para se ta dorëzosh rezolutën, a do t’i kërkoni falje Lubotenit për Tarçullovskin?!

Mediat shkruan se Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka paralajmëruar se do të ngrit një iniciativë për ngritjen e një rezolute deri te Parlamenti i Maqedonisë dhe Parlamenti Evropian kundër gjenocidit shtetëror ndaj shqiptarëve prej vitit 1913 deri në vitin 1946.

Ndërkohë burime jozyrtare të Lëvizjes BESA lidhur me këtë nismë të kreut të BDI-së thonë: “Nëse kryetari i BDI-së Ali Ahmeti shkon në Luboten dhe banorëve të këtij fshati dhe gjithë shqiptarëve u kërkon falje për 300 mijë eurot që qeveria VMRO – BDI i ka ndarë për biznesin e kriminelit të dënuar për gjenocid, Johan Tarçullovskit, Lëvizja BESA mund ta shqyrtojë mundësinë për të mbështetur Rezolutën e paralajmëruar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti për dënimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Në të kundërtën Lëvizja BESA shpreh dyshime të se bëhet fjalë për truk parazgjedhor i dalur nga kuzhina e VMRO-DPMNE-SË, për të rritur rejtingun e partnerit të tyre besnik. Poashtu kërkojmë nga Ahmeti që të tregojë me emra dhe mbiemra fajtorët nga partia e tij për këtë biznes profitabil që i është dhënë Tarçullovskit dhe të kërkohet përgjegjësi adekuate për ta. Për të na bindur në qëllimet e tij të sinqerta, Ahmeti duhet të kërkojë falje publike dhe të distancohet nga takimi që kishte ministri i tij Fatmir Besimi me gjeneralin serb Dikojeviq, i akuzuar për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës. Lëvizja BESA do të mbështese këtë rezolutë nëse në të përfshihen edhe rasti i Sopotit, Brodecit, Radushës, Gjorçe Petrovi, Lagjes së Trimave dhe shumë raste tjera ku ekzistojnë dyshime për gjenocid të kryer ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Për të pasur legjitimitet për të parashtruar një rezolutë të tillë, Ahmeti duhet të distancohet nga partia e tij e cila ishte pjesë e pushtetit thuajse gjatë tërë kohës sa ndodhën këto raste gjenocidi ndaj shqiptarëve. Nëse nuk e bën një distancim të tillë prej BDI-së, Lëvizja BESA vlerëson se Rezoluta e Ahmetit është vetëm një blof joserioz që të manipulojë shqiptarët dhe të mbledhë sa më shumë vota për të vazhduar edhe në të ardhmen financimin e bizneseve të Johan Tarçullovskit të VMRO-së”./Almakos

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme