“Magjar Telekom” me epilog gjyqësor në SHBA

Rasti “Magjar Telekom” ka marr epilog gjyqësor në SHBA. Ish drejtorët Elek Shtraub dhe Andras Ballog janë gjobitur me nga 250 mijë përkatësisht 150 mijë dollar amerikan. Shtraub dhe Ballog kanë bërë marrëveshje të fshehta me persona të tjerë për të mos lejuar konkurrencën ndaj Magjar Telekom në Maqedoni. Dëshmitar në këtë rast ishte ish drejtori i DSK-së Sllobodan Bogoevski i cili në gjykatën e qarkut në Nju Jork kishte dëshmuar se drejtorët e mëhershëm të Magjar Telekom i kishin ofruar 2.5 milion euro ish kryeministrit Vllado Buçkovski dhe krerëve të BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Për rastin në fjalë në Maqedoni nga ana e PSP-së janë hapur 2 procedura ndërsa nga Prokuroria Publike një procedurë ndaj Sllobodan Bogoevskit si i paditur nga ana e krerëve të BDI-së për shpifje në deklaratën e tij. Asnjëri nga rastet nuk ka epilog gjyqësor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme