Portali SDM bën të ditur se Aleksandar Nikollovski është ambasadori i ri i Maqedonisë në Misionin pranë BE-së në Bruksel. Numri i diplomatëve shqiptarë është jashtëzakonisht i kufizuar.
Nikollovski është deputet i OBRM-PDUKM-së dhe e merr pozitën e Andrej Lepavcovit, që në këtë pozitë ka qenë pesë vite. Përndryshe Aleksandar Nikollovski ka qenë kryetar i Delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.