BESA: Nuk njohim asnjë Qeveri që nuk pranon Ridefinimin e shtetit

Lëvizja BESA tashmë është shndërruar në një prej faktorëve kryesor të politik bërjes në Maqedoni. Numrat e saj do të jenë vendimtarë për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë. Votimi i saj pro ose kundër Qeverisë do të garantonte edhr stabilitetin qeverisës. Mirëpo, portali Sakte.net nga burime të veta mëson se kjo çështje nuk do të jetë aq e thjeshtë, të paktën për aq kohë sa BDI do të jetë pjesë e qeverisjes.

“Ne kemi deklaruar se deputetët tanë do të nënshkruanin për mandatarin i cili do të pranonte parakushtet themelore për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë, mirëpo kjo nuk nënkupton se ne do ta votonim edhe qeverinë e re, aq më tepër kur pjesë e saj do të jetë ajo parti shqiptare që i solli shqiptarët në gjendje që të votojnë edhe për një parti maqedonase vetëm që më mos t’i çoj Ali Ahmeti tek Nikolla Gruevski. Dalja në skenë e Lëvizjes BESA e ka ndryshuar përgjithmonë realitetin politik në Maqedoni. Ridefinimi i shtetit është domosdoshmëri. Dhe në këtë pikë jemi të pa kompromis. Sigurisht, këtu nenkuptohet edhe pavarësia e gjyqësorit të cilit duhet krijuar parakushte që të ndjek të gjitha figurat e implikuara në krim e korrupsion. Vetëm atëherë mund të diskutohet për nënshkrimet e deputetëve të Lëvizjes BESA për formimin e Qeverisë. Në të kundërt, nuk ka asnjë kuptim vazhdimi i një qeverisje me protagonist të kompromentuar në çdo aspekt”, është deklaruar për portalin Sakte.net në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i Lëvizjes BESA, i cili ka paralajmëruar se “ata që bëjnë dasem para kohe”, i kanë bërë gabim përllogaritjet.

Përndryshe, Aleanca për Shqiptarët ia ka dhënë mbështetjen e plotë BDI’se së Ali Ahmetit dhe bashkërisht përbëjnë 13 deputetë. LSDM ka 49 deputetë, ndërsa VMRO DPMNE, 51. 5 deputetët e Lëvizjes BESA janë përcaktues nëse do të ketë një qeveri stabile apo nëse Maqedonia do të shkojë drejtë një qeveri të përkohshme teknike e cila do ta përgatiste vendin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme